Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një drekë pune me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Cathrine Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guerot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, zv.shefja e zyrës së BE, Eva Palatova, si dhe zv.ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.
Gjatë takimit mësohet se u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.