DISA KONSTATIME MBI PROJEKT-LIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/ 2015,
LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
1.Aspekte Ligjore
1.1. Konsiderata të Përgjithshme
Projekt-ligji ”Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/ 2015, ”Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i depozituar për shqyrtim në Kuvend në muajin Korrik të vitit 2023 nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve të Këshillit të Ministrave, për këtë vit. Në këtë kuptim vjen si inisiativë e beftë dhe ndoshta e pakonsultuar gjerësisht me subjektet, të cilat e kanë vuajtur si plagë sociale fenomenin e lojërave të fatit.
Marrë në kompleksitet me ligjin pararendës nr.75/ 2018, me të cilin ndër të tjera u mbyllën të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të atyre si ”kazino”, ”resort kazino” apo ”lotari kombëtare” relacioni shoqërues i këtij Projekt-ligji nuk rezulton të ketë unitet me të, si dhe lë pa përgjigje disa țështje të natyrshme të kësaj fushe.
Vjedhja e identitetit -projekt-ligji nuk e trajton atë. Historia e vjedhjes së të dhënave të e-Albania e të dhënave të tjera të publikuara gjatë dy viteve të fundit tregon se informacione sensitive, duke përfshirë identetet e qytetarëve, gjenden lehtësisht në duart e personave të paautorizuar. Kjo do të thotë se identiteti i secilit prej nesh mund të përdoret për të hapur një Ilogari, për të derdhur paratë në të dhe për të tërhequr shumat pa dijeninë tonë.
Duke qenë se të dhënat personale të țdo qytetari shqiptar janë lehtësisht të aksesueshme online pas sulmit të supozuar të hakerëve iranianë, ęmojmë se nevojitet të parashikohet të paktën një identifikim 2-faktorësh i Ilogarive l , që të jenë të disponueshme veęanërisht në hapjen e tyre se sa një regjistrim i thjeshtë.
Llogaritë e shtetasve të huaj – Po për shtetasit e huaj? A lejohen të hapin një Ilogari në faqet shqiptare të Internetit? Nëse PO, si do të kontrollohen dhe monitorohen ata? Në projekt-ligjin përkatës këto pyetje mbeten pa përgjigje.
Pastrimi i parave, financimi i terrorizmit dhe țështje të tjera të sigurisë kibernetike – në shembullin e Rregullores për Licencimin e subjektit që operon në bursën DLT të prodhuar nga AMF2, mendojmë se projekt-ligji duhet të parashikojë një mekanizëm të ngjashëm për parandalimin e pastrimit të parave sic gjendet në nenin 4, pika 6; shumica e pikave të gjetura në nenin 1 5; Neni 17 dhe neni 20.
Gjendja faktike e subjekteve që ofrojnë lojëra fati: Sic rezulton nga legjislacioni në fuqi lojërat e fatit kanë vijuar për subjektet e licencuar si ”kazino”, ”resort kazino” apo ”lotari kombëtare”. Në relacionin shoqërues nuk jepet asnjë e dhënë sesa subjekte të tilla veprojnë, cila eshte ecuria e derisotme e tyre, a janë në rritje të ardhurat e tyre këto 5 vite që janë mbyllur lojërat e tjera të fatit, etj. Pra, në relacion nuk gjendet asnjë shpjegim bindës për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse.
Aspekti social: Në relacionin shoqërues nuk jepet asnjë e dhënë për aspektin social, nëse ky projekt-ligj është diskutuar me grupet vulnerabël, që vuajnë nga varësia e lojërave të fatit ose në
1 Identifikimi me dy faktorë (2FA) është një sistem sigurie që kërkon dy forma të veęanta, të dallueshme të identifikimit për të hyrë në dițka. Faktori i parë është një fjalëkalim dhe i dyti zakonisht përfshin një tekst me një kod të dërguar në smartphone tuaj, ose biometrikë duke përdorur gjurmën e gishtit, fytyrën ose retinën tuaj.
2 Bursat DLT janë tregje ku mund të tregtohen asetet që mbështetet në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë apo kriptoasetet.
ndonjë sondazh sesi pritet nga qytetarët rihapja e lojërave të fatit. Mos trajtimi i aspektit social i shton dilemat duke qenë se në vitin 2018 lojërat e fatit u mbyllën me arsyetimin për të ndalur plagët sociale, që kishin shkaktuar në shoqërinë shqiptare, por, ndërkohë nuk rezulton që të lartpërmendurit të jenë trajtuar me mbështetje të posagme për të shmangur varësinë e tyre nga lojërat e fatit apo familjet e tyre që kishin humbur shtëpitë për shkak të borxheve te lojërat e fatit, etj. Për më tepër që projekt-ligji në fjalë nuk parashikon krjimin e një fondi të posacëm ndihme për viktimat e këtij biznesi, një përvojë që shumë vende e kanë në legjislacionin e tyre.
Parandalimi i pastrimit të parave: Projekt-ligji mjaftohet me parashikimin e ligjit ekzistues në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave, ndërkohë që në relacionin shoqërues nuk jepet asnjë e dhënë e raporteve të brendshme të drejtorisë përkatëse apo të organizmave të huaj, nëse ka patur pastrim parash në fushën e lojërave të fatit në Shqipëri.
Ndërkohë që, subjektet aplikuese për licencë të basteve sportive on-line i duhen nënshtruar një kontrolli të imët në aspektin e pastrimit të parave, pasi në kriteret për licencim parashikohen shuma të konsiderueshme kapitali fillestar, që duhen verifikuar në castin e aplikimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Mungesa e konkurrencës për subjektet aplikuese: Kriteret e parashikuara për subjektet aplikuese për licencë të basteve sportive on-line duken mjaft të ngurta dhe jo të lehta për t’u plotësuar. P.sh. duhet që subjekti aplikues apo njëri prej aksionerëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe jo për më pak se 3 vjet. Shtrohet pyetja: një subjekt aplikues që ka eksperiencë të tillë vetëm në Francë, pse nuk mundet të aplikojë?
Cfarë i shton atij nëse ka eksperiencë edhe në Bullgari edhe në Rumani, në të njëjtën kohë? Pra, këto parashikime ligjore e bëjnë projekt-ligjin të mbushet me kritere subjektive, që më shumë duken penguese/ kufizuese për hyrjen e shumë konkurrentëve dhe duket sikur është gjetur një subjekt, që ka veprimtari në 3 shtete si më lart dhe mbi 3 Vite eksperiencë, etj.
Një parashikim tjetër te kompetencat e Komisionit të Licencave, që ka detyrë të përcaktojë mënyrën, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e thirrjes për licencimin e subjekteve të cilat organizojnë lojërat e fatit, bën të lindë pyetja: kur dhe si e shpall thirrjen Komisioni?
Po sikur ta shpallë një herë thirrjen sapo hyn ligji në fuqi dhe licencon një subjekt e më pas nuk shpall më një thirrje tjetër? Ja pse edhe ky parashikim i marrë në kompleksitet me të gjitha dispozitat e tjera krijon premisa për mungesë konkurrence në treg, si dhe për paracaktimin e një subjekti, që pret të licencohet.
Rreziku për fiksimin e rezultateve sportive dhe të mashtrimit me lojërat e fatit: Në projektligj në nenin 9, pika 2/6 të tij parashikohet ndër të tjera që subjektet e licencuara për lojëra fati lejohen të sponsorizojnë skuadra sportive, si dhe të bëjnë publicitet të aktiviteteve të tyre. Një parashikim i tillë shton mundësinë për trukim të ndeshjeve, por edhe për organizimin e basteve mashtruese, ku qindra e mijëra lojëtarë mund të humbin para, për shkak të skemës së mësipërme.
1.2. Analiza e Hapësirave Eventuale për Korrupsion
1.1 Edhe ky projekt-ligj i duhet nënshtruar analizës së hapësirave eventuale për korrupsion për të nxjerrë se cilat pjesë apo dispozita të tij duhen përmirësuar, në mënyrë që, fenomeni i korrupsionit, përfshirë edhe pastrimi i parave, të mos ndodhin pas hyrjes së tij në fuqi dhe zbatimit nga subjektet e përfshira.
A.Dykuptueshmëria – Dykuptueshmëria si kriter i vlerësimit të hapësirave Për korrupsion ka të bëjë atëherë kur, një normë juridike, fjali apo shprehje ka më shumë se një kuptim, duke krijuar kësisoj konfuzion te zbatuesi i Së drejtës dhe duke lënë hapësira subjektive në zbatimin e vetë ligjit.
A.l Stili gjuhësor – Gjuha e projekt-ligjit duhet të jetë e thjeshtë, me fjali të ndërtuara saktë nga pikepamja gramatikore dhe leksikore.
Në përgjithësi, Projekt-ligji që po analizojmë ka një gjuhë të kuptueshme e në unitet me ligjin bazë që ai ndryshon, por konstatohen edhe formulime që krijojnë dykuptimësi ose që janë të paqarta, si p.sh: neni 17/1, pika 5, shkronja “a”, ku parashikohet se: “Komisioni i Licencave ka këto detyra: a) Përcakton mënyrën, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm Për kryerjen e thirrjes Për licencimin e subjekteve të cilat organizojnë lojërat e fatit”. Nga formulimi duket sikur mund të aplikohet Për licencë vetëm pas thirrjes Së bërë nga Komisioni, gjë që nuk është konform me pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi. Po nëse Komisioni nuk bën një thirrje të tillë, a munden të aplikojnë subjektet? Pra, kjo dispozitë duhet të riformulohet, duke shmangur dykuptimësinë.
A2. Harmonizimi – Projekt-ligji duhet të përmbajë norma juridike, që kanë unitet me njëra-tjetrën, rrjedhshmëri, lidhje Ilogjike dhe që nuk krijojnë kontradikta brenda projekt-ligjit vetë apo që nuk krijojnë kontradikta, ose më tej, të bien ndesh me legjislacionin në fuqi.
B.Rreziqet Substanciale
B.l Objektivat e ligjit5 – Objektivat e projekt-ligjit parashikohen në dispozitat e përgjithshme të tij, të titulluara, si: “objekti”, “qëllimi”, ndërkohë, një përshkrim më i detajuar i objektivave jepet në relacionin
shoqërues të projekt-ligjit, i cili duhet të përshkruajë problemin që synon të zgjidhë projekt-ligji i ri, një vlerësim të gjendjes faktike dhe të argumentojë që, pse një projekt-ligj i ri është zgjidhja e duhur për atë ęështje të krijuar.
-0bjektivat e projekt-ligjit që janë të renditura në relacionin shoqërues në këtë rast janë më shumë të karakterit pragmatist, pra, meqenëse lojërat ilegale të fatit po lulëzojnë, atëherë le ťju japim një mundësi lojtarëve, të paktën, të luajnë on-line që dhe shteti të arkëtojë të hyra nga kjo veprimtari. Relacioni nuk është i plotë në përshkrimin e lojërave të fatit të licencuara se si po performojnë ato, nëse ka nevojë tregu për subjekte të tjera, etj. Relacioni nuk është i plotë as në aspektin e kostove të rënda sociale që shkakton intensifikimi i lojërave të fatit në vend.
B.2Procedurat – Procedura është e parashikuar në projekt-ligj. I është lënë një diskrecion i gjerë ministrit përgjegjës për financat për të përcaktuar me udhëzim kriteret e vlerësimit, afatet, procedurën e konkurrimit dhe pikëzimin, ndërkohë që mund të parashikoheshin në projekt-ligj disa parime për vlerësimin dhe pikëzimin e subjekteve aplikuese. Duke qenë se as në relacionin shoqërues apo në akte të tjera, nuk jepet se cili model është marrë për të parashikuar një procedurë të testuar, në një shtet të konsoliduar dhe me eksperiencë në fushën e lojërave të fatit, duket se procedura është e krijuar në përshtatje me kushtet në vendin tonë.
B.3 Organi zbatues
Në projekt-ligj janë caktuar organet zbatuese, si dhe ato kontrolluese, që shqyrtojnë ankimet administrative.
B.4 Mbikëqyrja
-Projekt-ligji parashikon një mekanizëm mbikqyrës, që mund të ushtrohet nga organi epror që është ministri përgjegjës për financat.
B.5 Sanksionetło
-Në projekt-ligj parashikohen sanksione që, marrë bashkë me sanksionet në ligjin ekzistues, janë të mjaftueshme për ata që kryejnë shkelje ligjore në këtë fushë.
B.6 Kontrolli gjyqësorll
Subjektet e përfshira në fushën që rregullohet nga ky projekt-ligj e kanë mundësinë që t’i drejtohen autoriteteve gjyqësore në rast cënimi të të drejtave të tyre.
1.3. Komente specifike ne lidhje me permbajtjen e draft-ligjit
-Projekt-ligji i propozuar pranon hapur dështimin e mbylljes së basteve on-line në vitin 2018, por në relacion mungon një analizë përmbledhëse e faktorëve që sollën këtë dështim, të cilët mund të jenë po aq ndikues edhe në dështimin apo mosfunksionimin në të ardhmen të skemës së propozuar e po ashtu mungon edhe një analizë financiare e efekteve të këtij dështimi.
-Neni 2, pika 6, përkufizimi i termit “bast on-line” ka nevojë për përcaktim më të plotë. Problemi lidhet me faktin që terminologjia e përdorur “vendosur në faqe Interneti ose platformë elektronike të dedikuar, të autorizuar dhe të monitorueshme” është e paplotë pasi nuk përcakton si duhet faktin që pjesëmarrja e lojtarëve dhe monitorimi i procesit bëhet në kohë reale dhe të pamanipulueshme.
-Projekt-ligji i propozuar përmban ndërhyrje që duket se nuk kanë lidhje me objektin e ndryshimeve në të. Ndonëse Projekt-ligji synon formalizimin e basteve online, në të propozohet ndryshimi në pikën 20 të Nenit 2, i cili nuk ka lidhje me bastet sportive online. (“20/1. “Lojë fati promocionale – jackpot” është loja që organizohet nga subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, “kazino”, “resort kazino”, “kazino të vendosura në hotele me pesë yje”, që promovon besnikërinë e klientit, vetëm brenda ambienteve të autorizuara ku kryejnë veprimtarinë, sipas parashikimeve të licencës së tyre, sipas autorizimit përkatës të dhënë nga Komisioni i Licencave.”.). Theksojmë se, në konsultimin publik, institucionet kanë refuzuar të marrin parasysh propozime nga pale të tjera, pikërisht me argumentin se ato nuk lidhen me objektin e ndryshimeve në ligj.
-Ndërkohë që Projekt-ligji përmban ndërhyrje të shumëta në Nenin 9, lidhur me publicitetin, në relacion mungon një pasqyrë transparente e nevojës së këtyre ndërhyrjeve dhe pasojave në treg.
-Propozimet për ndryshim në Nenin 20, pika 3 përmbajnë termin ‘por pa u kufizuar vetëm në t0’, i cili praktikisht e lë krejt të hapur teknologjinë që mund të përdoret dhe të panevojshme citimin e pajisjeve të tjera në të.
-Ndryshimet në pikën 5 të Nenit 20 përcaktojnë se standardet minimale miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat. Duke qenë se i gjithë aktiviteti është online dhe “konkuron” në tregun e Internetit me platforma të ngjashme në vende të tjera, sugjerojmë që këto “standarte minimale” të jenë gjithashtu në përputhje me ato të përdorura në vende të Bashkimit Europian.
-Neni 14, ndryshimet në Nenin 26, pika 3f, nuk është aspak e qartë se përse projekt-ligji zgjeron mundësinë e mbajtjes së Ilogarisë bankare për fondet e lojtarëve nga bankat e nivelit të dytë (ligji ekzistues) në institucione financiare (dmth edhe jo banka, siç propozohet).
-Neni 17, ndërhyrjet në Nenin 29, për Lotarinë Kombëtare sërish nuk lidhen as me përkufizimin e problemit (bastet online) dhe as me objektivat e projekt-ligjit të propozuar, ndërkohë që, në konsultimin publik institucionet kanë refuzuar të marrin parasysh propozime nga pale të tjera, pikërisht me argumentin se ato nuk lidhen me objektin e ndryshimeve në ligj.
“B.6. 1 A parashikon ligji kontrollin gjyqësor tè veprimtarisë administrative? B.6.2 Rregullat për kontrollin gjyqësor a janë formuluar qartë?
-Neni 24 shfuqizon pikën 2 të Nenit 46 në ligjin ekzistues (Organizatorët, që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit të basteve sportive, do të përdorin vetëm programe (software), të ndërtuara nga subjekte të autorizuara nga AMLF-ja Për këtë qëllim, sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave. Programimi i lojërave të fatit “Baste sportive” në Republikën e Shqipërisë lejohet vetëm Për personat juridikë të pajisur me autorizim të AMLF-së.). Nuk është e qartë përse është hequr kjo kërkesë dhe ku do kërkohet përgjegjësia në rastet e mosfunksionimit apo manipulimit të mundshëm.
-Përbërja e Këshillit të Mbështetjes Së Projekteve, propozuar në Nenin 52/2 mund t’i lihet Këshillit të Ministrave, në përputhje me hierarkinë institucionale të institucioneve dhe AMLF.
1.4. Mbi përvojat perendimore ne fushen e taksimit te lojrave te fatit oline
Pranohet gjeresisht se sektori i lojërave të fatit karakterizohet nga një rritje e shpejtë ekonomike dhe zhvillim teknologjik, me rritje të fortë të sektorit online gjatë dhe pas pandemisë Covid-19.
Vende të ndryshme ngarkojnë tarifa të ndryshme tatimore, të cilat Ose mund të inkurajojnë ose të shtyjnë lojerat e fatit në Internet që të hapen atje. Greqia ka një nga normat më të larta të taksave me 35%.
Qeveria Holandeze ngarkon gjithashtu një normë më të lartë tatimore Për kazinotë – 29%. Për më tepër, operatorët e kazinove në internet duhet të kontribuojnë me 1.5% në autoritetin e lojërave ekuivalenti i vendit me blerjen e një licence – si dhe të lënë mënjanë 0.25% Për të shkuar në fondin e vendit Për luftimin e varësisë.
Italia mban pjesën e dytë më të madhe të tregut evropian të lojërave të fatit në internet – pas Britanisë Së Madhe – dhe tarifon një mesatare prej 22% Për kazinotë.
Suedia është një tjetër lojtar kryesor dhe ata përsëri ndjekin një sistem të shitjes Së licencave dhe ngarkimit të një shume të arsyeshme tatimi; prejl 8%.
Një qasje krejtësisht e ndryshme është marrë nga Republika Ceke, me qeverinë që operon një sistem të ndryshëm taksash, në varësi të mënyrës se si sigurohen fitimet. Për shembull, operatorët e basteve sportive, qofshin ato në Internet ose me bazë tokësore, do të duhet të paguajnë 23%, megjithatë, cilido që dëshiron të përdorë makinat e fatit i nënshtrohet një takse masive prej 35% mbi të ardhurat e siguruara. Qeveria ka marrë gjithashtu masa ekstreme Për të parandaluar që njerëzit të gjenden në vështirësi financiare.Cilitdo që merr ndihmë financiare nga qeveria i ndalohet të luajë kumar.
Vendet e ndryshme Europiane, ne rregullimin e ketij tregu, kane percktuar edhe objektiva, nder te cilat mund te permendim:
UK
- Parandaloni që kumari të jetë një burim krimi ose grregullimi
- Sigurohuni që lojërat e fatit të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe të hapur
- Mbroni fëmijët dhe personat e tjerë të cenueshëm nga dëmtimi Ose shfrytëzimi nga lojërat e fatit.
Italia:
- Operatorët e lojërave të fatit në internet duhet të kenë një prani fizike në Itali ose në një vend tjetër të BE-së dhe duhet të përdorin një emër domaini .it Për faqen e tyre të Internetit.
- Operatorët e lojërave të fatit në Internet duhet të paguajnë një taksë prej 20% mbi të ardhurat e tyre bruto nga lojërat e fatit dhe duhet të kontribuojnë në një fond për parandalimin dhe trajtimin e varësisë ndaj lojërave të fatit.
- Lojtarët e lojërave të fatit në Internet duhet të jenë të paktën 18 vjeę dhe duhet të regjistrohen me një dokument identiteti të vlefshëm dhe kod tatimor. Ata gjithashtu duhet të vendosin një kufi maksimal të shpenzimeve dhe të respektojnë sistemin e vetëpërjashtimit.
Gjermania:
- Lojërat e kazinosë në Internet, pokeri dhe automatet virtuale janë të ligjshme dhe i nënshtrohen licencimit dhe taksimit.
- Bastet sportive online janë gjithashtu të ligjshme dhe i nënshtrohen licencimit dhe taksave, por operatorët duhet të respektojnë disa kufizime për Ilojet dhe sasinë e basteve që mund të ofrojnë.
- Operatorët e lojërave të fatit në Internet duhet të zbatojnë masa për të siguruar kumar të përgjegjshëm, të tilla si vendosja e kufijve të depozitave, ofrimi i opsioneve të vetëpërjashtimit dhe shfaqja e paralajmërimeve dhe informacionit mbi rreziqet e lojërave të fatit.
Spanja:
- Lojërat e fatit në internet të zhvillohen në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe transparente, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e klientëve dhe duke parandaluar mashtrimin dhe pastrimin e parave. Operatorët e lojërave të fatit në internet duhet të respektojnë kërkesat ligjore dhe teknike të përcaktuara nga autoriteti pergjegjes shteteror, si dhe të paguajnë taksa mbi të ardhurat e tyre bruto nga lojërat.
Franca:
- Mosha ligjore per te marre pjese ne lojërat e fatit: Banorët francezë mund të regjistrohen dhe të vendosin baste me para reale në internet për sa kohë që janë të paktën 18 vjeę.
- Instrumentet bankare të miratuara: Bilanci i lojtarëve nga Franca mund të financohet vetëm me instrumente të caktuara bankare të miratuara, të tilla si karta krediti, transferta bankare ose karta të parapaguara. Kriptovalutat nuk lejohen.
- Përmbarimi i borxheve të lidhura me lojërat e fatit: Borxhet që rezultojnë nga aktivitetet e lidhura me lojërat e fatit nuk janë të detyrueshme në Francë. Kjo do thotë që lojtarët nuk mund të padisin operatorët ose lojtarët e tjerë për të rikuperuar humbjet e tyre.
Ne vitin 2022, 28 vendet antare te BE (duke perfshire edhe UK) raportonin se kishin nje nivel te informalitetit ne ekonomi prej 17,3%, me nje rritje prej 1% kundrejt vitit 2019. (https://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/STUD/2022/734007/IPOL_STU(2022)734007_EN.pdf )
Nderkaq, vihet re se pjesa e tregut të lojërave të fatit në Internet po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe pritet të arrijë në 33.6% të të ardhurave bruto të Evropës nga lojërat, deri në vitin 2025. Dmth, 1 ne 3 Euro qe qarkullojne ne lojerat e fatit, vjen nga lojrat ne Internet.
Në vitin 2019, Evropa kishte një normë kanalizimi të tregut të lojërave të fatit në Internet prej 73.5%, që do të thotë se, gati tre të katërtat e aktivitetit të lojërave të fatit në internet u zhvilluan në tregun e rregulluar, ndërsa 26.5% e aktivitetit u zhvillua në tregjet gri dhe të zeza. Dmth, me shume se 1/4 e parave te qarkulluara ne kete treg (lojrat e fatit ne Internet) eshte pjese e ekonomise iformale dhe kriminale (shih: https://voluum.com/blog/online-gambling-eu-uk/ )
Duke marre parasysh nivelin e larte te informalitetit ne ekonomine tone kombetare, te pakten 3 here me te larte se ne vendet e BE-se (mbi 50%) merret me mend lehte se c’fare lehtesish te medha do te krijoje miratimi i ketij ligji mbas pak ditesh ne versionin e paraqitur per miratim, per rritjen e informalitetit dhe veganersisht per grupet kriminale te interesuara.
- Konkluzione dhe Rekomandime
- Relacioni mund të plotësohet me të dhëna shtesë Për gjendjen faktike në fushën e lojërave të fatit, vecanërisht Për volumin e qarkullimit në këtë treg, të ushtruar nga subjektet e licencuara deri më sot në vendin tonë, duke përfshirë edhe arsyetimin e munguar Për mbylljen e këtij tregu vetëm pesë vite më parë;
- Projekt-ligji duhet të përmirësohet në disa aspekte si, ato Për të shmangur trukimin e ndeshjeve sportive dhe krijimin e skemave mashtruese me lojërat e fatit, si dhe me përfshirjen e përfaqësuesve nga DPPPP në komisionin e licencimit, që subjektet aplikuese të jenë të kontrolluara vecanerisht nö aspektin e parandalimit të pastrimit të parave;
- Në Komisionet Parlamentare duhet të organizohen dëgjesa me përfaqësues të grupeve vulnerable, që kanë vuajtur plagët sociale të varësisë nga lojërat e fatit, si dhe me përfaqësues të Avokatit të Popullit apo organizatat e shoqërisë civile që kanë më shumë informacione Për këto grupe sociale. Me këtë rast, mund të gjejë përgjigje dhe reflektim në draftin përkatës edhe krijimi i fondit të mbështetjes Për këtë kategori, me kontributin e drejtpërdrejtë të kompanive që do të licensohen.
- Në Komisionet Parlamentare duhet të organizohen dëgjesa edhe me përfaqësues të dhomave të të tregtisë vendas dhe të huaja, Për të verifikuar nëse kriteret e përcaktuara Për subjektet aplikuese janë të arritshme dhe jo diskriminuese Për bizneset anëtare te tyre.
Për këto arsye, në mënyrë të përgjithshme, vlerësojmë se projekt-ligji ka nevojë të përmirësohet më tej Për të minimizuar rrezikun e pastrimit të parave si nga subjektet që do të licencohen, ashtu edhe nga lojtarët e përfshirë, si dhe Për të shmangur trukimin e ndeshjeve dhe krijimin e skemave mashtruese nö fushën e lojërave të fatit. Mënyra se si rezultojnë kriteret e vendosura në projektligj, të krijojnë përshtypjen që tashmë janë përzgjedhur subjektet që do të licencohen dhe në këtë këndveshtrim, ky përbën edhe rrezikun mö tö madh, pra duke i dhënë këtij ligji formën e një “ligji të porositur” apo të një mbulese formale Për “fitues” të paracaktuar.
Në këto rrethana, por edhe me qëllim reflektimin më të plotë të përvojave më të mira nga vendet e OECD-së dhe të BE-së, por edhe të vendeve të rajonit të Balkanit Perëndimor, sugjerojmë që miratimi i projekt-ligjit nga Kuvendi i Shqipërisë të shtyhet Për një periudhë të arsyeshme kohe Për të trajtuar Çështjet e listuara më sipër dhe të tjerave si këto.
Ju faleminderit Për mirëkuptimin!