Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej pasdites së sotme një masivin pyjor të fshatit Fierze në Mirditë.
Flakët janë përhapur në disa drejtime dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve nuk është bërë i mundur izolimi i tyre.
Operacioni për shuarjen e flakëve do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Mësohet se flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar, por sipërfaqja e djegur e pyllit është e konsiderueshme.