Një 63-vjeçar me inicialet P. M., është shpallur në kërkim pasi akuzohet se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur.
“Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën me dije se po punon për kapjen e tij.