Drejtuesi i një kamionçine mësohet të ketë kryer manovra të rrezikshme në rrugë me mjetin në fjalë teksa ishte i ngarkuar me materiale të pasistemuara.
Pas publikimit të një videoje, polica ka mundur të identifikojë dhe më pas të ndëshkojë drejtuesin e kamionçinës në Gjirokastër.
“Një drejtues mjeti në Gjirokastër është ndëshkuar me gjobë, pasi kreu manovra të rrezikshme teksa në kamionçinë kishte materiale të pasistemuara.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit që shfaqet në video, i kanë vendosur masën administrative 21 000 lekë të rinj, si dhe i kanë tërhequr lejen e drejtimit,” thuhet në njoftimin e policisë.