-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi shpall “non grata” 3 diplomatë rusë

Kryesoret

Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm.

Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike.

Vendimi është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si ‘Twitter’, të premten pasdite nga Ambasada Ruse.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale se shpallja si “persona non grata” e diplomatëve rusë nga autoritetet në Shkup ishte bërë pa sqaruar arsyen e këtij vendimi.

Ajo e cilësoi këtë si një akt armiqësor dhe të papërgjegjshëm, ndërsa thekson se “kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Maqedonia e Veriut edhe në të kaluarën ka dëbuar diplomatë rusë, qoftë duke u solidarizuar me vendimet e Bashkimit Evropian, apo në bazë të njoftimeve për veprimtarinë e tyre të palejueshme në vend./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit