-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në një fabrikë karburantesh

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa.

Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi,” u tha në njoftim.

Ekipet e emergjencave kanë ndalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas web-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, si raketat, motorë raketorë dhe dronë.

Leshtani, ku gjendet edhe fabrika e industrisë së mbrojtjes, ndodhet 15 kilometra në lindje të Beogradit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit