-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i futi në kurth agjenti trafikuesit e drogës në Elbasan? Përgjimet: E mirë është?

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” e cila solli arrestimin e disa personave dhe shkatërrimin e 23 bandave të drogës në vend.

Në lidhje me arrestimin e 10 personave në Elbasan janë zbardhur përgjime nga dosja e rastit.

Agjenti “Koli”, më 12 shtator ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostimë me rrugën “Pazhoku”, duke ndaluar pranë karburant “Kastrati”.

Pas rreth 5 minutash, pranë tij është afruar Françesko Braho. Pasi janë takuar kanë biseduar për pak sekonda dhe i ka dhënë kokainë.

Pjesë nga përgjimet

K : Po kshu per bidon del kjo?

F : Nuk e kam provu po besoj se po

K : Desha bjer edhe një zero dyshe mu

F : Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes

K : A i do leket ti jap?

F : Po jo e ska gja

Më 9 shtator, agjenti ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë kanabisin dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Pjesë nga përgjimet:

Endrit Kovaçi (E) : Ktu ke 10-çen?

Agjenti (K) : Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.

E : Ke katër-pesë cigare të mira lale.

K : E po m’pëlqeu mua imen?

E : Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Me datë 8 shtator, agjenti ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 minuta pranë tij është afruar Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit, dyshohet kokainë dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti (K) : O Ervis hë o la?

Ervis Duzha (E) : Ça ban?

K : Bjer i gjysëm mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?

E : E mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit