-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spektakël golash në “San Siro”, Inter leksion të fortë Milanit në derby

Kryesoret

Interi ka realizuar mbrëmjen e sotme një fitore të thellë në “San Siro” kundër Milan.

Derbi përfundoi me rezultatin 5-1 në kuadër të javës së katër të Serie A. Ndeshja nisi me vrull për Inter i cili nuk priti duke startuar ndeshjen me gol që në minutën e 5-të.

Ishte Henrikh Mkhitaryan ai i cili gjeti portën e milanezve duke kaluar në avantazh zikaltrit.

 

Pas disa minutash akoma pa u mbyllur pjesa e parë zikaltrit gjetën sërish portën në minutën e 38-të. Kësaj here ishte Marcus Thuram i cili dhuroi emocione me golin e dytë të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll në epërsi për Inter i cili u rikthye në pjesën e dytë edhe më energjik duke shënuar edhe tre gola.

Në minutën e 57-të Rafael Leaon gjeti portën për të dërguar rezultatin në 2-1.

Inter nuk qëndroi indiferent por menjëherë mori situatën në kontroll duke shënuar për 3-1 me golin e Mkhitaryan në minutën e 69-të

 

Pas dhjetë minutash u mbyll dilema e fituesit, pasi Lautaro Martinez u penguan në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhangolu për 4-1.

 

Në minutat shtesë, Interi shënoi edhe një herë me Davide Frattesi solli golin përmbyllës të ndeshjes.

Më këtë fitore Inter renditet në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Milani mbetet i treti me 9 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit