Një grua e moshuar 80-vjeçe u vra nga burri në Përmet. Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbar. Afroviti Peçi sipas policisë u godit nga bashkëshorti i saj Leonidha Peçi 82 vjeç me shkop në kokë.
Një grua që kujdesej për çiftin e moshuar e gjeti mëngjesin e sotëm 80-vjeçaren të vdekur. Njoftoi policinë, që konstatoi se viktima kishte shenja, plagë në kokë, që dyshohet se u shkaktuan nga goditjet e burrit.
Të afërm të çiftit dhe banorë të fshatit Pëllumbar të Përmetit janë të tronditur pas krimit. Ata thonë se burrë e grua kishin vazhdimisht konflikte, sidomos në dy vitet e fundit kur familja Peçi humbi një prej fëmijëve.
“Ça nuk i bënte ky, e nxinte fare me grushte”, tha një banor. Gruaja e kishte denoncuar edhe më parë për dhunë në familje, por arrestimi i tij erdhi tani që e vrau.
E rëndë në Përmet, 82-vjeçari dhunon me shkop druri gruan, humb jetën 80-vjeçarja