Genc Sejko ka postuar një shkrim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” në të cilin komenton stafin që Presidenti Bajram Begaj ka marrë me vete në SHBA, për punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Në listën që është bërë publike për mediat, shihet dhe emri i Lili Ismailit, e cila është parukierja e Zonës së Parë Armanda Begaj.
Por në listë, emri i saj është cilësuar si të jetë këshilltare e jashtme. Sejko në një postim në Facebook, ka pyetur se si do të ketë mundësi që të hyjë në OKB, parukierja e Zonjës së Parë.
“Presidenti i Republikës përgatitet të niset për në OKB me një staf prej 20 vetash. Vetëm presidenti e di se përse i duhen 20 veta me vete për një mbledhje rutinë. Mirë këta që e këshillojnë por parukierja gruas si do hyjë në OKB?”, shkruan Sejko në postimin e tij.