-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina me 4 të rinj brenda bëhet “fije-fije”! Vdesin 2 shqiptarë

Kryesoret

Të shtunën, më 16 shtator 2023 ka ndodhur një aksident i rëndë me një makinë në Urnäsch. Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. “Albinfo.ch” shkruan se dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të ri 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau. Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch. Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës. Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje./ “Albinfo.ch

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit