Nisja e spektaklit televiziv “Grande Fratello” në Itali duket se ka fituar vëmendjen e Shqipërisë, pasi është bërë pjesë një konkurente shqiptare.
Gazetari, Ronaldo Sharka, mbrëmjen e së shtunës i ka “ofruar” ndjekësve të tij virtual, një shfaqje humoristike nëpërmjet postimeve të shumta në rrjetin social “Instagram”, ku krahasonte banorët e “Grande Fratellos” me ish-pjesëstarët e spektaklit televiziv shqiptar “BBV2”.
Fillimisht, ai ka publikuar një lajm me titull “Një shqiptare në “Grand Fratello””, në të cilin ka shkruar: “Urime Nita Latifi! Fitoje në Itali meqë nuk e fitove këtu.”
Në postimin pasardhës ai ka vazhduar me Bledi Manen, Armando Kllogjerin dhe Kristin, ku këtë të fundit e ka krahasuar me një burrë të moshuar me flokë, duke shtuar: “Kristi Dragot paska mbjell flokët”.
Mesa duket, këto postime janë pëlqyer nga ndjekësit e gazetarit, pasi ai ka vazhduar me krahasimet gjatë gjithë ditës së sotme.