Një goditje dënimi e Kristiano Ronaldos, rezultoi fatale për kameramanin që qëndronte mbrapa portës, teksa topi i gjuajtur nga ylli portugez në ndeshjen që Al Nassr zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Al Raed, përfundoi në kokën e kameramanit, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Ai po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që raportohet se kameramani u dërgua në spital për të marrë mjekimet e nevojshme pas gjuajtjes potente nga distanca e ylli portugez.
https://twitter.com/i/status/1703109514193519032