Ditën e sotme kanë nisur regjistrimet në kuadër të Censusit të Popullsisë dhe Banesave. Ky proces do të zhvillohet për 6 javë në të gjithë vendin ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.
Gjithashtu në këtë census mund të shprehnin dhe deklaroni besimin tuaj fetar. Ditën e sotme për mes një njoftimi Kisha Katolike ka bërë apel qytetarëve që të deklarojnë përkatësinë fetare.
Nis sot censusi i popullsisë dhe banesave! Tre pyetjet me “spec”
“Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit.
Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull ‘Informacion individual’”, thuhet në deklaratën e Kishës Katolike.
Kisha thekson se nuk duan të cënojnë lirinë e askujt dhe i ftojnë të gjithë besimtarët katolikë t’i përgjigjen pyetësorit nëse janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi.
Pyetësorin e plotë e gjeni këtu.