-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkundje e fuqishme nga tërmeti! Mbyllen shkollat, njerëzit me vrap në rrugë

Kryesoret

Tërmet me magnitudë 4.6 dhe 5.1 ballë në komunën Marradi në zonën e Firences. Ngjarja sizmike ka ndodhur në orën 05.10. Tronditja u ndje fuqishëm në Firence.

Mbrojtja Civile bëri të ditur se nuk ka pasur dëme materiale apo njerëz, por qindra persona kanë dalë në rrugë pas tërmetit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Toskanën dhe rajonet fqinje, duke përfshirë Emilia-Romagna dhe Marche.

Me të njëjtën epiqendër u regjistrua një tjetër goditje me magnitudë 3.3 në orën 04:38 dhe më pas 8 goditje të tjera me magnitudë midis 2 dhe 3, përsëri në Apenine, në Marradi ose afër Tredozio (Forlì Cesena).

Pas tërmetit të fortë kryebashkiaku Tommaso Triberti vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake. Njerëzit dolën në rrugë, sipas TGCom.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit