Një turist danez 67-vjeçar ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte në Sarandë.
Sipas policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e hotelit të ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.