-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë mbledh Kryesinë, Meta: Kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita

Kryesoret

Partia e Lirisë ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, ku kryetari Ilir Meta ka deklaruar se vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar dhe se përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

Meta shtoi se aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra më e fundit në administratë.

Gjithashtu kreu i kësaj force politike tha se ata kanë sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita si bisht i Edi Ramës, sipas tij.

“Ka shumë afera që ende nuk janë prekur aspak. Vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndaj përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues.

Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht në sajë të kontributit koherent dhe të vazhdueshëm të Partisë së Lirisë.

PL si një forcë e vendosur opozitare do ketë një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë dhe që vendos interesin publik dhe kombëtar mbi atë parcial.

Ky është një faktor për të shpëtuar vendin nga rrënimi dhe shpopullimi tragjik që ndihet në çdo familje.

Kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita si zgjatim dhe bisht i Edi Ramës, e cila ka minuar sistemin e balancës mes pushteteve.

Ky raport i PL me opozitarizmin e vërtetë do jetë konsistent dhe do t’i prijë parimeve të sinqerta opozitare për të shpëtuar vendin nga duart e mafias. Aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra e fundit,” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit