Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar një marrëveshje ku nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sveçla njofton se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboçicë-Jazhincë”.
“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboçicë-Jazhincë”,” shtoi Sveçla.
Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.