Një person ka humbur jetën mesditën e së hënës pasi u godit nga një makinë në qendër të Drenasit.
Aksidenti ka ndodhur afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.
Viktima 70-vjeç me lëndime të rënda trupore ishte nisur drejt spitalit por për shkak të plagëve të marra ka vdekur.