Arrestohet një person duke transportuar emigrantë. 36-vjeçari u kap teksa ishte duke lëvizur në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person.
Brenda makinës ishin 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën me destinacion final vendet e BE-së.
Sekuestrohen automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.