Policia e Tiranës ka dërguar të gjitha detajet e deri tanishme në prokurori në lidhje me zjarrin i cili u regjistrua disa ditë më parë në pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në rrugën “Sali Butka”.
Mësohet se çështja është dërguar si një zjarr aksidental ndërsa më pas prokuroria do të vijojë në zbardhjen e të plotë ngjarjes.
Grupi hetimor është në pritje të autorizimeve nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit.
Policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit ndërsa deri më tani dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një kondicioner.
Për të përcaktuar shkakun e vërtetë do të duhet edhe disa ditë pritje deri sa të dalë ekspertiza finale.