-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forumi në New York, Begaj: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Kryesoret

Presidenti, Bajram Begaj ka pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm i cili po mbahet në Nju Jork.

Gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh  se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti.

“Dëshiroj  të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile”, tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”, tha ai në mbyllje të fjalës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit