-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e liroi, prokuroria shkon në Apel: Futeni Encën në burg

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka “kopsitur” dosjen për këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e cila u arrestua javën e kaluar me pesë rrënjë kanabis në ballkonin e vilës në Lundër, por gjykata e liroi. Prokuroria nuk është dakord me këtë vendim duke e çuar në Apel.

Organi i akuzës kërkon që Enca të rikthehet në qeli. Në momentin e parë të ndalimit Enca e pranoi se e kishte mbjellë vetë kanabisin. Tha se ishte përdoruese e hashashit. Më pas në gjyq avokatët u justifikuan duke deklaruar se i kishte mbjellë nga kurioziteti.

Gjykata u tregua shumë bujare duke e liruar edhe pse shumë të rinj apo edhe të moshuar janë “kalbur” në burg për një cigare hashash.

E ndërsa gjykata e shkallës së parë konfirmoi se në Shqipëri drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, tashmë e ka në dorë Apeli për të rikthyer besimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit