Posta Shqiptare ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku njofton të gjithë klientët e saj se është hapur një llogari po në këto rrjete në emër të saj.
Në njoftim posta shqiptare u bën thirrje klientëve për kujdes në mënyrë që të mos bien preh e mashtrimit dhe saktëson se cilat janë adresat zyrtare të saj ku klientët mund të drejtohen.
“Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.
Posta Shqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:
https://www.postashqiptare.al/ dhe https://instagram.com/posta_shqiptare?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit: 0682044727 dhe 0682044707.
Si dhe në adresën e e mailit: asistence@postashqiptare.al,” shkruhet në njoftimin e Postës Shqiptare.