Juliana Nura ish-banorja e “BBVK” këtë sezon do ta provojë veten në pistën e kërcimit të DWTS.
Ajo është konkurrentja e radhës e spektaklit të kërcimi edhe pse ende nuk ka një datë për fillimin e këtij programi.
Disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.
Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.