-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prapë është kthyer?” Situata me COVID-19 në Kosovë

Kryesoret

Shefkije Berisha nuk ka informacione për rrezikun e mundshëm të përhapjes së sëmundjes COVID-19 në Kosovë.

“Prapë është kthyer? Nuk e di”, thotë 70-vjeçarja teksa ec në një park të qytetit të Prishtinës.

“Edhe një ditë kam pyetur se a është zhdukur kjo sëmundje… Kur ka qenë ajo vala e madhe e të infektuarve, i kam marrë dy vaksina. Tash nuk e di se si të veprojmë, duhet të kujdesemi…”, thotë ajo.

Bashkëqytetari i saj, Salihu, thotë se ka dëgjuar se ka të infektuar me koronavirusin që shkakton sëmundjen infektive, COVID-19, por se ai nuk frikësohet.

Ai thotë se ka marrë tri doza të vaksinës dhe se tashmë ka qenë i prekur nga sëmundja.

Më 18 shtator, pas një periudhe disamuajshe, qytetarët e Kosovës janë njoftuar për një person të vdekur nga COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është regjistruar në dyjavëshin e fundit, por nuk jepen më shumë detaje. Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar në total 67 persona të infektuar me koronavirus.

Drejtori i Infektives në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë klinikë, aktualisht, është i shtrirë vetëm një pacient i prekur nga COVID-19, por që, sipas tij, ai ka edhe një sëmundje malinje.

Vishaj thotë se, tash për tash, nuk bëhet fjalë për shtim të nevojave për hospitalizim, por u apelon qytetarëve që të kenë kujdes të vazhdueshëm sa u përket masave parandaluese, si pastrimi i duarve dhe mbajtja e distancës.

“Simptomat e sëmundjes mbesin të njëjta: temperaturë, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje, mundim e në disa raste të vjella,” thotë Vishaj, duke shtuar se klinika i ka kapacitetet e duhura për “diagnostikimin e sëmundjes në kohë”.

Infektologu i pensionuar, Salih Ahmeti, thotë se nuk ka arsye për panik apo shqetësim. Sipas tij, situata aktualisht nuk është kërcënuese për shëndetin publik.

Ai thotë se masat mbrojtëse, si mbajtja e higjienës dhe e maskave në hapësira të mbyllura, duhet të praktikohen./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit