Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia ka autorizuar avokatët që të çojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e tij ku pretendon se kontrolli i banesës në Hamallaj është i paligjshëm për shkak se është bërë pa autorizim nga Kuvendi duke qenë se është deputet.
Vila është në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Lartë rrëzoi Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.
Arben Ahmetaj është në kërkim prek korrikut dhe nën hetim nga SPAK për disa akuza të rënda, korrupsion, pastrim të parash dhe fshehje pasurie.
SPAK ka bashkuar dy procedime, ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet dhe korrupsion e pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj