Autoritet angleze kanë realizuar një operacion antidrogë ku bënë të mundur zbulimin e një sasie të madhe të lëndëve narkotike të cilat shkojnë deri në 4 milion paund.
Rasti u zbulua në Lids ndërsa mediat angleze raportojnë se dyshohet se pas trafikimit të drogës ndodhet një bandë shqiptare.
Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet.
Më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.