Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar sot pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve që do të bëhet në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit më datë 24 shtator të cilat do të mbahen pas largimit të Safet Gjicit nga një vido-skandal seksual.
Sipas KQZ-së, 3% e pajisjeve u testuan për të kaluar testin e kritereve, ndërsa bën me dije se pajisjet elektronike do të sigurojnë identifikimin e saktë të votuesve.