-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 mijë Euro për leje ndërtimi! SPAK jep pretencën për drejtorët e bashkisë Dimal

Kryesoret

SPAK ka dhënë pretencën për 4 ish-zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një kompanie private që u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Për ish-drejtorin e Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal, Altin Pali SPAK ka kërkuar 3 vite burg, për Valentina Jançen, ish-shefen e Urbanistikës 3 vite burg, 3 vite edhe për Agim Cunin, ish-specialist te Emergjencat dhe 4 vite për Arben Gurajn, ish-përgjegjës i sektorit të Shërbimeve.

Gjithashtu 18 muaj burg për Vait Koshin, administrator i një shoqërie tregtare dhe një vit për Arjan Demirajn, inxhinier pranë kësaj kompanie.

Skema e korrupsionit. Shkak janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.

Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit