-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Nisni punën për reformën zgjedhore, diaspora dhe depolitizimi

Kryesoret

Në pritje të zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën në Kukës, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pasi foli për procesin në bashkinë e verilindjes u ndal te problemet e tjera. E vendosi theksin tek reforma zgjedhore.

Kërkoi që të nisë sa më shpejt puna. Pika kryesore sipas tij është modernizimi i administrimit të procesit zgjedhor. Me pak fjalë, shkëputja nga administrimi politik. Kërkoi që të ketë një vendim edhe për votën e diasporës.

Ne duam të përfshihemi me kontributet tona në procesin e reformës zgjedhore. Kjo nuk ka të bëjë me interesin personal, por më të gjerë. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Politika shqiptare duhet të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë serioze, sepse sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm përkthimi i votave në mandate, por ka nevojë sistemi i administrimit të modernizohet.

Të ketë më shumë qartë, transparencë, më shumë integritet në procesin zgjedhor. Duhet të heqim dorë nga administrimi vetëm politik në qendrat e administrimit. Ka ardhur koha që partitë nuk duhet të jenë të vetmet.

Nuk mendoj që të zhvishen komplet, por jo të kenë vetëm ato të gjithë të drejtën për administrimin e procesit zgjedhor në nivelet e dyta dhe të treta, kjo është domosdoshmëri.

Edhe përsa i përket financimit, legjislacioni shqiptar qëndron shumë më lart nga rregullat, por sundimi i ligjit është ndryshe nga vendet me demokraci më të zhvilluar ku kuadri ligjor nuk është kaq i qartë sa e kemi ne” tha ai.

Një koment e kishte edhe për vendimin e Kolegjit që rrëzoi vendimin e tij dhe të KAS duke i dhënë PD-së zyrtare dy anëtarë në komisionet e administrimit në Kukës, pavarësisht se doli forcë e tretë.

Ka nevojë që të bëhet një plotësim, qartësim i dispozitave të Kodit Zgjedhor, pasi nuk e ka trajtuar kur rezultatin e mirë e ka koalicioni dhe kush nga koalicioni, kush parti. Ne kemi vlerësuar se e ka partia X e koalicionit. Kolegji jo JO nuk është interpretim korrekt ky” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit