Ditën e sotme gjykata e Vlorë la në burg gjashtë të arrestuarit dy net më parë. Sipas policisë të arrestuarit brenda një lokali dyshohet se po përgatisnin një vrasje.
Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj do të qëndrojnë në burg pa afat. Katër të tjerët Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj nga 45 ditë secili.
Të arrestuarit dyshohen se janë anëtarë të një grupi kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.
Santilno Basho është vëllai i ‘Tesi Bashos’ një eksponent i njohur i krimit i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje.