Nesër Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës votimin e projektligjit për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pjesa e opozitës që drejtohet nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhin e kanë kundërshtuar.
Lulzim Basha që ka vulën e mbështet. I pyetur mbi këtë qëndrim të Bashës, Bardhi sot nuk e kurseu ironinë.
“Nuk dua ta besoj që zoti Basha është Baftjar Zeqo që vjen me vrap vetëm për të votuar ligjet e qeverisë.
Ka një vit që nuk vjen në parlament dhe të vish me vrap për të votuar një ligj të propozuar nga Rama ke pranuar ta konsiderosh veten Baftjar Zeqo të qeverisë” tha ai.
Pushteti njeh Bardhin kryetar grupi të PD-së, por s’e pranon shkarkimin e Alibeajt