Ministri i Jashtëm, Igli Hasani me anë të një postimi në platformën “X” takimin “SHBA-Adriatik” ka ripërsëritur thirrjen që Kosova të bëhet anëtare e Kartës së Adriatikut.
Sipas ministrit, Karta e Adriatikut është aktore relevante në ruajtjen e perspektivës Euroatlantike.
“Në takimin e kartës SHBA-Adriatik, theksova se A5 mbetet një aktor relevant në ruajtjen e perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor dhe ripërsërita thirrjen që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës,” ka shkruar Hasani në platforëm X.
Karta e Adriatikut është një organizim i formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO.
Karta u nënshkrua më 2 maj 2003 në Tiranë nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet me statusin e vëzhguesit dhe ka aplikuar për anëtarësim nga viti 2012.
📍At #US–#Adriatic charter meeting, I stressed that A5 remains a relevant actor in maintaining the Euro-Atlantic perspective of the Western Balkans and reiterated the call for having #Kosova becoming full member of the Charter. pic.twitter.com/yMPMwT0ybR
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 20, 2023