Policia ka vënë në pranga në Rinas 35-vjeçarin Albert Margjoni pasi ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër për një tentativë për vrasje.
Mësohet se ai ishte dënuar më shumë se 6 vite burg. Arrestimi i tij është kryer pasi 35-vjeçari u rikthye nga Spanja.
Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2009 Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte 35-vjeçari.
Nga të shtënat mbeti i plagosur 35-vjeçari me inicialet E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.