Një 33-vjeçar është plagosur në Sarandë teksa po punonte në tokën e tij.
Gjatë kohës që ka qenë duke punuar, mësohet se ka plasur një fishek gjë që e ka dëmtuar në pjesën e krahut dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.