-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërhyn qeveria! Shumica e futbollisteve kthehen ne kombëtaren spanjolle

Kryesoret

Shumica e futbollisteve të ekipit kombëtar të grave të Spanjës janë pajtuar të kthehen në skuadër, njoftoi Qeveria e Spanjës të mërkurën, duke i dhënë fund grevës e cila nisi pasi ish-presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, e puthi me forcë një lojtare.

Ky njoftim vjen pas shumë orëve bisedime gjatë natës për kërkesat e futbollisteve për ndryshime shtesë në Federatën e Futbollit të Spanjës, pasi Rubiales dha dorëheqje muajin e kaluar.

“Ne kemi arritur pajtim për një varg marrëveshjes, të cilat do të përpilohen dhe do të nënshkruhen nesër” mes RFEF-së dhe Qeverisë së Spanjës, njoftoi Victor Francos, sekretari i Shtetit për Sport, i cili shtoi se dy prej 23 futbollisteve të thirrura në skuadër nuk deshën të vinin.

Dyshja që u largua përfundimisht, Mapi Leon dhe Patri Guijarro, ishin në mesin e 15 futbollisteve të cilat u futën në grevë para Kupës së Botës për të protestuar kundër metodave të trajnerit të atëhershëm, Jorde Vilda, dhe kundër çështjeve të tjera brenda federatës.

Asnjëra nuk luajti në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandë të Re dhe të dyja thanë të mërkurën kur u larguan nga kampi i kombëtares së “nuk ishin në gjendje të duhur” për të luajtur.

Në përgjithësi, 19 futbolliste nga skuadra e trajnerit të ri, Montse Tome, ishin në grevën e thirrur për ndryshime në RFEF, duke ngritur shqetësime se ato nuk do të luanin në ndeshjet e ardhshme të Spanjës në Ligën e Kombeve, që do t’ia kishte rrezikuar shanset skuadrës për të luajtur në Lojërat Olimpike 2024./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit