Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kacës, të cilët janë në mungesë.
Në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.
Lidhur me këtë grup hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.
Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.