-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi kundër Lajçakut/ Konjufca në një linjë me Kurtin, Osmani nuk përfshihet

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur të njëjtin linjë me kryeministrin Kurti në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për paanshmëri të Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë Serbi. Konjufca i cilësoi deklaratat e Kurtit jo si akuza por konstatime, mbi punën e kryer nga Lajçak. Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se nuk mund të ketë Asocacion nëse Serbia nuk njeh Kosovën si shtet dhe simbolet e saj.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë lë të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh me mundur me akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, tha Konjufca.

Presidentja Vjosa Osmani nuk është përfshirë në këtë debat. Ajo ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku u takua me Josep Borrell dhe me emisarin Miroslav Lajçak, por deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat që janë hedhur nga Kurti dhe reagimin e Brukselit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit