-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për kreun e grupit! Berisha-Felajt: A keni cipë? Shehu: Shkelët rregullat!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi shumicën se po kërkon që të caktojë kryetarin e grupit të PD-së. Ai iu referua faktit që Ermonela Felaj, si drejtuese e seancës nuk lexoi njoftimin e dërguar nga Gazment Bardhi, që 28 nga 35 deputetë të PD-së kishin shprehur vullnetin se njihnin atë si kryetar grupi. Por Felaj nuk e lexoi duke dhënë se u ka lënë kohë që PD të gjejë zgjidhje se kush do të jetë kryetari.

Skena të tilla, inskenime të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Ka pasur akte të rënda, krime të shëmtuara, por akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, të merrni të drejtën e deputetëve të opozitës se kush do i përfaqësojë ata në këtë parlament kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë veçse me ju.

U them qytetarëve, ky është akt armiqësor ndaj jush. Këta duan që edhe atë vullnet kundër tyre t’ua shkelmojnë këtu në parlament. Këta nuk lënë asnjë alternativë veçse një parlament si një partiak, që është për t’u fshirë nga faqja e dheut sa më shpejt që të jetë e mundur. A keni cipë, a keni turp, a keni ndërgjegje ju?” tha Berisha.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kishte gjithashtu akuza të forta për Felajn. “Disa kohë më parë kur një pocaqi na përjashtoi neve nga grupi parlamentar, Kryetarja e Kuvendit deklaroi se këtë ma ka sjellë me shkresë ai pocaqiu. Sot kur një numër deputetësh sjell vendim tjetër nuk e lexoni

Nuk mund të vazhdojë kështu punën Kuvendi, mënyra më e mirë për të shkatërruar demokracinë. Qëndrimi juaj bie ndesh me rregulloren. Është detyra jonë të vendosim rregullat e lojës në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Tritan Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit