Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për krime elektorale. Debati për krimet elektorale u rikthye në prag të zgjedhjeve në Kukës ditën e diel. Ish-kryeministri iu drejtua ministrit se drejtësia vonon por nuk harron dhe sipas krimet elektorale do të dënohen.
“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja, që sot është në krye të Burgjeve, shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.
Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon por nuk harron dhe ti do shkosh aty ku e meriton. Kaq kam. Tani bëji një shkresë Skapit që arrestojeni Sali Berishën. Mos harro”, tha Sali Berisha.
Në debat u përfshi edhe Flamur Noka. “Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne?
Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë” tha Manja.
“Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. Hajdut” ishte reagimi i Flamur Nokës.