-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcënim për sigurinë Kombëtare”, Bullgaria dëbon klerikun rus

Kryesoret

Pas dëbimit nga Maqedonia e Veriut pak ditë më parë edhe autoritetet bullgare kanë vijuar në të njëjtën linjë duke përzënë nga vendi kreun e Kishës Ortodokse ruse, në Sofje, Vasian Zmeev.

Zmeev dhe dy punonjës të manastirit u dëbuan nga Bullgaria me arsyetimin se përbënin rrezik për sigurinë kombëtare. Këtë lajm e ka bërë të ditur TASS, duke iu referuar informacioneve nga Ambasada ruse në Bullgari.

Autoritetet bullgare e konsiderojnë At Vasian një kërcënim për sigurinë kombëtare,” thanë diplomatët rusë.

Ambasada ruse në Bullgari doli me një reagim në rrjetet sociale pas veprimit, duke e cilësuar atë si të ashpër dhe skandaloz dhe duke shtuar se Bullgaria është përgjegjëse për degradimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Më 21 shtator, autoritetet bullgare ndërmorën veprime të ashpra, skandaloze për të dëbuar kreun e Kishës Ortodokse Ruse në Sofje, Arkimandrit Vasian dhe dy punonjës të Kishës së Shën Nikollës Mrekullitar.

Jemi të indinjuar nga fakti dhe forma e vendimit të marrë nga pala bullgare. Është e qartë se lidershipi aktual i Bullgarisë i ka vënë detyrë vetes të shkatërrojë jo vetëm lidhjet socio-politike, kulturore dhe humanitare midis vendeve tona, por edhe të prishë marrëdhëniet ndërmjet vëllazërore.

Theksojmë se përgjegjësia për degradimin kohor të ndërveprimit dypalësh i takon tërësisht palës bullgare,” shkruan ambasada ruse në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit