-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensioni përballë inflacionit

Kryesoret

Pensionistët shqiptarë përballen me çmime gjithnjë e më të larta përkundrejt pensioneve që rriten zakonisht më pak se sa inflacioni. Rritja e fundit nuk sjell ndryshim në këtë tendencë, pavarësisht se kostoja totale prej 12 miliardë lekësh është e konsiderueshme.

Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që synon të rivendosë pensionistët në të njëjtën gjendje ekonomike si më parë, duke i kompensuar atyre rritjen e çmimeve.

E megjithatë, pavarësisht se kjo lëvizje, e njohur në gjuhën teknike si “indeksim”, pra që kompenson inflacionin pa rritur të ardhurat reale të pensionistëve, pritet të ketë, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, një kosto prej 3.2 miliardë lekësh këtë vit dhe 12.1 miliardë lekë vitin 2024.

Dhe për më shumë, rritja prej 8.6% ka gjasa që nuk do t’i mjaftojë pensionistit mesatar që të blejë me pensionin e tij të njëjtën sasi ushqimesh që blinte si edhe më parë.

Kjo për shkak se qeveria i indekson pensionet duke marrë parasysh ecurinë e përgjithshme të inflacionit në ekonomi ndërkohë që konsumi i pensionistëve dukshëm është i përqendruar te pak mallra të cilat kanë pësuar rritje më të lartë se sa inflacioni mesatar.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën shtator 2022-gusht 2023, inflacioni mesatar ishte 6.1%, shifër kjo më e ulët se sa rritja me 8.6%. Por brenda inflacionit të përgjithshëm, inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” ishte 11.8%.

Me pak fjalë, pensionisti me pensionin e ri do të jetë në gjendje të blejë më pak mallra se sa blinte me pensionin e vjetër vitin e kaluar. Jo vetëm kaq: Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, për nga vetë emri, përfshin edhe pijet joalkoolike, të tilla si pijet freskuese./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit