Lulzim Basha ka prezantuar sot reformën zgjedhore ku përmendi dy prej tezave të tij ajo e listave të hapura dhe vetting-ut në politikë.
Basha tha se i shtrin dorën çdo force politike për të sjellë atë që e quan demokraci e standardit evropian.
Ai po ashtu e konsideron vetting-un e politikanëve si diçka të rëndësishme pasi thotë se korrupsioni rrezikon Shqipërinë.
“Në emër të vullnetit të përbashkët politikë, shtrijmë dorën ndaj çdo favori politik dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian. Nisim me listat e hapura me të zgjedhur pa sekser në mes.
Lista të hapura për ne do të thotë largimi të konceptit të herësit nga Kodi Zgjedhor, të vendosin vetë qytetarët se cilin kandidat dëshirojnë të përfaqësohen në Parlament.
Vettingu politikanëve, faktori kryesor malinj që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e të cilëve shtrihet dukshëm kudo,” tha Basha në fjalën e tij.