-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqetësime nga ulja e nivelit të Liqenit të Prespës

Kryesoret

Banorët përreth Liqenit të Prespës në Maqedoninë e Veriut i druhen katastrofës pasi niveli i ujit të liqenit ka rënë dukshëm.

Në një raport të vitit 2022, NASA thotë se pamjet satelitore tregojnë se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.

Mungesa e reshjeve, përdorimi i tepërt i ujit për ujitje janë arsyet kryesore të rënies së nivelit të ujit të liqenit.

Në një pjesë të bregut të liqenit të Prespës i cili ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, një platformë prej druri e rrethuar më parë nga ujërat e liqenit në fshatin maqedonas Stenje tani qëndron mbi tokë të thatë.

Aleksandar Ilievski, i rritur në fshat, e sheh me trishtim këtë ndryshim. Hera e fundit kur ai dhe miqtë e tij u hodhën nga aty për në liqen ishte pesë vjet më parë.

“Unë jam rritur në këtë fshat dhe të gjithë vinim të hidheshim nga kjo platformë në ujë. Në vitin 2018 e bënim një gjë të tillë gjithë kohës, por tani nuk ka më ujë,” thotë zoti Ilievski.

Nivelet e ujit në Liqenin e Prespës, një nga liqenet më të vjetër të Evropës ku gjenden më shumë se 2000 lloje peshqish, shpendësh, gjitarësh dhe bimësh, tani janë mbi 8 metra më të ulëta se në fund të viteve 1970.

Në një raport të vitit 2022, NASA tha se pamjet satelitore tregojnë se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit