“Nuk ka njoftim të ri, kryetar është Gazment Bardhi”. Me këtë fjali të drejtueses së seancës së Kuvendit Ermonela Felaj ditën e sotme mori fund debati për postin e kryetarit të grupit të PD-së.
Shkak i nisjes së debatit u bë fakti që Felaj nuk pranoi që të lexonte një njoftim të dërguar nga Bardhi, ku 28 deputetë shprehnin vullnetin se njihnin atë drejtues.
28 deputetë e duan kryetar grupi, Bardhi-Felajt: Merr guximin dhe lexo letrën
Replikat ishin të shumta. Ndërhyri edhe Berisha. Në fund, Felaj tha se letra nuk u lexua sepse nuk ka asgjë të re dhe se Bardhi është kryetar grupi.
Në krahun tjetër Lulzim Basha që ka vulën e PD-së zyrtare caktoi kryetare grupit deputeten Flutura Açka që Kuvendi nuk e njohu.
LIVE-Berisha i drejtohet Felajt: A keni cipë dhe turp? Po na caktoni kryetarin e grupit