Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me diasporën ku u pyet nëse vitin tjetër do të shkojë tek varrezat çame ku shënohet 80-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë.
Për një moment, kreut të shtetit i ngecën fjalët, iu shmang pyetjes direkte dhe tha se kjo është një çështje që meriton të vlerësohet dhe duhet të adresohet, por sipas tij duhet të bëhet objekt i nacionalizmave.
“Si shtet e kemi për detyrë të respektojmë çdo ngjarje historike. Nëse e ke parë vizitat e mia… Unë në Finiq në Janar ishte një ngjarje e tillë….(heshtje). Shiko është… një çështje që meriton të vlerësohet, duhet të adresohet, por nuk duhet të bëhet objekt i nacionalizmave ose….
Të drejtat e njeriut janë universale. Në tetor shpresojmë të marrim një post të rëndësishëm, në këshillin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe patjetër që do të jemi atje një zë i rëndësishëm për t’i mbrojtur” tha ai.