Sekuestrohet një arsenal armësh, konkretisht armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak në Durrës. Arrestohet në flagrancë personi që i kishte fshehur në banesë, armët dhe municionin në fshatin Likmetaj, S. B. 70 vjeç.
Sipas policisë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.