Ashtu si Shqipëria edhe Kosova do të zhvillojë Censusin këtë vit. Kosova është ende pa shifra të sakta për popullsinë e saj, procesi për regjistrim është zvarritur dy vjet.
Regjistrimi ishte planifikuar të bëhej në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë edhe plani për në shtator është shtyrë për 1 nëntor.
Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar Asociacionin e Komunave, por AKK fajin e lë te Kurti.
Si arsye për zvarritjen e këtij procesi është përfolur edhe rënia e numrit të popullsisë nën 1.6 milionë.
Për ish-Ministren Melihate Tërmkolli kjo është jo logjike dhe joserioze.
Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2011, sipas të cilit, Kosova ka rreth 1.8 milionë banorë, pa përfshirë banorët në veri.